Tri dekada pas Marrëveshjes së Dejtonit, brezi i ri nën hijen e të ’90-tave

Tri dekada pas Marrëveshjes së Dejtonit, brezi i ri nën hijen e të ’90-tave

E lindur një vit pas marrëveshjes që i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Ella Lubiq nga Mostari i përket një brezi që ka trashëguar pasojat e saj: shkollat e ndara, tensionet e vazhdueshme politike dhe traumat e prindërve. E rritur në këtë qytet, i cili gjatë viteve të luftës në të ’90-at ishte skenë e konflikteve të ashpra, Ella ka ndjekur shkolla që edhe sot i ndajnë nxënësit sipas përkatësisë etnike. “Na imponohej të përcaktoheshim për njërën apo tjetrën anë. Por, unë isha rebele dhe nuk pranoja, sepse më dukej sikur do të hiqja një pjesë të vetes dhe të rrënjëve të mia”, thotë 29-vjeçarja. Bosnje dhe Hercegovina shënon sot përvjetorin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila më 21 nëntor, 1995,...