Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, mediat kanë zbuluar edhe lëvizjet që do të ndjekë qeveria.
Sipas mediave kryeministri Edi Rama do të emërojë një zv.kryeministër të ri, pa e shkarkuar nga ky pozicion Belinda Ballukun e cila vijon të jetë e pezulluar me vendim të GJKKO-së nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.
Balluku nuk do të ketë të drejtë firme, ndërkohë që qeveria do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese masën e pezullimit nga detyra të Ballukut.
GJKKO ‘i preu duart’ Ballukut, qeveria gati të bëjë lëvizjen surprizë, ja plani i Ramës me postin e zv.kryeministres
