Fati i Ballukut/ Nga Kalaja lëshohen ‘topat’ e akuzave: Skenar me regji të kryeministrit Edi Rama

GJKKO me kërkesë të SPAK ka vendosur dy masa sigurie për zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa i është komunikuar pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Adriana Kalaja, është e mendimit se pas këtij vendimi, mund të fshihet një strategji politike e mirëmenduar.
Kalaja hodhi akuza të forta, duke argumentuar se i gjithë procesi është një “skenar i mirëmenduar” me regji të kryeministrit Edi Rama, që sipas saj, SPAK po zbaton me përpikmëri udhëzimet e kryeministrit për të larguar Ballukun, e cila ishte kthyer në një “barrë të rëndë”.
Por Kalajai cilësoi masat ndaj Ballukut si tejet të buta dhe si një formë “amnistie” nga ana e SPAK-ut, teksa hoqi paralele me masat e ashpra të sigurisë, si “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”, të aplikuara ndaj figurave të opozitës për vepra penale që ajo i konsideron më të lehta.
Nga ana tjetër, pezullimi nga detyra, sipas Kalasë, konsiderohet si një justifikim ideal për kryeministrin Rama për ta shkarkuar zyrtarisht atë, duke përdorur si pretekst pamundësinë e funksionimit normal të qeverisë. Kalaja la të kuptohet se mes kryeministrit dhe zëvendëses së tij ka pasur një dinamikë presioni, pasi Balluku mund të ketë përdorur informacionet për përfshirje të përbashkët në afera të dyshuara për të kushtëzuar kryeministrin, me mesazhin se “nëse bie unë, do të marr edhe ty me vete”.
Në këndvështrimin tim them që vijon skenari me regji të Edi Ramës dhe SPAK-u nuk po bën asgjë tjetër përveçse të zbatojë pikë për pikë udhëzimet që merren nga kryeministri dhe në pamundësi reale që kryeministri këto veprime t’i bëjë me duart e veta, pra me firmën e vet, ëh thërret në mbrojtje ata që në fakt i kanë shërbyer për kaq shumë vite, për sa kohë që edhe çështjet që ato hetojnë, ka hetim pjesor, ka hetime të devijuara dhe ka hetime që ëh ndërpriten në moment ku del emri i  kryeministrit Rama. Në këto kushte unë mendoj se është një skenar që ne e kemi parë, nuk është diçka e papritur. Unë personalisht në deklaratën me shumë dramaticitet që bëri zonja Balluku dje, pashë një deklaratë lamtumire të saj. Pra, në dijeninë time ajo e ka patur të gjithë informacionin e duhur  për ta bërë një gjë të tillë.
Në dijeninë time ajo e dinte, e dinte shumë mirë çfarë do ndodhte sot, sepse jo më pak, po të marr vetëm momentin gusht-tetor, ka qenë një betejë shumë e madhe brenda SPAK-ut lidhur me masat e sigurimit personal ndaj Belinda Ballukut. Ndërkohë që Belinda Balluku për faktin që akuzohet për vepra shumë të rënda penale, në gjykimin tim shihen si një amnisti e radhës nga ana e SPAK-ut, për ta kaluar në dy gjëra ose në dy drejtime kryesore sipas meje.
Së pari duke e e kaluar në atë të shkeljeve teknike dhe jo më kot kanë ngritur akuzën e e pabarazisë në tendera, për të cilën nesër pasnesër unë jam shumë e sigurt që zonja Balluku mund të amnistohet, por nga ana tjetër, problemin më të madh që shoh unë, që në rastet precedente, për vepra penale shumë më të lehta se zonja Balluku, individë të ndryshëm,  politikanë të ndryshëm, janë marrë në masa të rrepta sigurimi, siç është ai i arrestit me burg. Po të marr rastin qoftë zotit Jamarbër Malltezi, ku u vërtetua që nuk ishte as zyrtar i lartë dhe ë ndenji për një periudhë kohe në arrest në burg. Pastaj për mbi një vit në arrest shtëpie. Po kështu zoti Berisha në arrest shtëpie. Po kështu kemi politikanë të tjerë opozitarë, të cilët janë arrestuar, janë dënuar në mënyrë të padrejtë e tjerë e tjerë, dhe ndërkohë sot rasti më flagrant është i ish-presidentit, Meta i cili ndodhet pas hekurave, megjithëse ka përfunduar dhe afatin një vjeçar i paraburgimit, pra është parashkruar thotë ligji, për sa kohë që çështja akoma nuk është gjykuar në, në, në gjykatë dhe ne nuk kemi një reagim nga strukturat e posaçme të cilat janë ngritur, ngritur për këtë punë.
Kështu që unë thashë përveç se e pashë si një skenar të ditur, dua t’ua bëj me dije se i njëjti skenar ka ndodhur në fakt edhe më 2025-ën, ju e mbani mend shumë mirë se si në janar të 2025-ës, Edi Rama doli në krah të Erion Veliaj, duke thënë që e gjithë bashkitë duhet të marrin shembull nga bashkia Tiranë, është lokomotiva e zhvillimit të Shqipërisë dhe pas 10 ditësh Erion Veliaj u u arrestua. Kështu që kjo është skema më e mirëfilltë e Edi Ramës, ëh për të hequr një, një, një barrë të madhe në fakt që është në kurrizin e Edi Ramës, këtë duhet ta themi, sepse çfarë lidhet me Belinda Ballukun, shumë pak mund të jetë ëh jashtë emrit të Edi Ramës.
Pra, pjesa kryesore që përfshin aferat, abuzimet e zonjës Balluku, janë të përfshira, janë pjesë e këtyre abuzimeve, sidomos vetë Edi Rama, po edhe persona të tjerë, të cilët sot janë me mandat deputeti dhe për të cilët besoj se shumë shpejt edhe ju do merrni informacionin në kohë reale.
Unë them që e shqetëson goxha, por unë them që është zgjedhja e Ramës për ta hequr në këtë formë. Sepse Edi Rama sipas Kushtetutës ka të gjithë të drejtën legjitime që në moment që zonja Balluku është marrë e pandehur, ai ta shkarkojë. Ndërkohë që është kjo parantezë që unë sapo citova, pra ëh abuzimet e përbashkëta, urdhrat e përbashkëta, VKM-të që kanë, kanë firmosur si njëri si tjetri, lejet e ndërtimit për kullat që pastrohen paratë e pista e shumë e shumë e shumë afera të tjera, të cilat kanë bërë që nga njëra anë zonja Balluku të bënte atë presionin ndaj kryeministrit, që nëse ti do marrësh masa, unë do të marr me vete dhe sjellja e kryeministrit si është? Ju e keni parë, të njëjtën sjellje ka bërë me Saimir Tahirin, të njëjtën sjellje ka bërë me Erion Veliajn.
Pra, ai sillet që është njeriu babaxhan, njeriu që nuk i shet shokët dhe shoqet, njeriu që ëh është mbështetës i tyre, por ndërkohë unë e konsideroj që kjo është e gjithë skema e Edi Ramës, që meqë nëse sot SPAK-u ka bërë këtë vendimmarrje, unë e di që ka disa ditë që SPAK-u e ka bërë këtë vendimmarrje dhe për këtë të keni siguri maksimale. Sot u bë publike, por ka disa ditë që SPAK-u është drejt kësaj vendimmarrje dhe unë mendoj se janë dy nga masat më të lehta që i jepen ëh zonjës Balluku. Masa e detyrimit për të mos dalë jashtë kufirit të Shqipërisë, është në fakt një masë e duhur duke marrë në fakt që duan të shpëtojnë precedentin e Arben Ahmetaj, por nga ana tjetër, pezullimi nga detyra i një funksionare të lartë, numri dy i qeverisë, kur dihet se sa e sa problematika ka gjatë ushtrimit të kësaj detyre, unë mendoj se është masa më e lehtë, minimalisht për zonjën Balluku duhet të kishte një masë edhe më të rëndë, sepse ju duhet të kuptoni diçka.
Nga momenti kur është dhënë masa e parë, masa e parë ose kur i është komunikuar akuza ëh zonjës Balluku dhe deri në momentin që ne po flasim, ëh kanë, kanë rrjedhur shumë gjëra, ëh zonja Balluku ka, ka hyrë dhe ka dalë në zyrën e vet lirshëm fare, pra ka patur të gjithë mundësinë për të manipuluar, zhdukur apo tjetërsuar provat, gjë e cila në fakt duhet të bënte nga, nga organi i akuzës dhe duhet që patjetër të kishte një masë sigurimi më të rëndë, për shkak edhe të pozicionit që ka zonja Balluku, në raport me dëshmitarët. Pra është një rrezik potencial sot që flasim për intimidimin e dëshmitarëve.
Unë mendoj që në rastin konkret SPAK-u ka parandaluar të ndodhi i njëjti fenomen, si duket e paskan si ves këta zëvendëskryeministra, që kanë potencial për t’u larguar. Pastaj flitet që një pjesë e madhe e parave të abuzuara ndodhen nëpër bankat jashtë, offshore, kështu që ka mundësi edhe të të arratiset, edhe të jetojë jashtë me luksin e mes të gjithë të mirave, duke zgjedhur dhe një vend që Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi. Ndërkohë unë mendoj që masa e dytë, pra ajo e pezullimit nga detyra, është një masë që është bërë nën direktivat e kryeministrit, sepse është arsyeja më e mirë që kryeministri t’i thotë, ja, unë po të kisha për të shkarkuar, unë do të shkarkoja që kur ti more komunikimin e akuzës, por unë jam i detyruar të shkarkoj tani, sepse qeveria nuk mund të funksionojë pa zëvendëskryeministër, siç tha për Erion Veliajn. Pra, mbas nëntë muajsh u kujtua Edi Rama që bashkia e Tiranës nuk mund të të eci përpara pa kryetarin e bashkisë.
Ndërkohë tani zoti Rama vetë ka legjitimuar veten e tij në shkarkimin e zonjës Balluku dhe unë e them me me plot gojën, të paktën duke qenë që kam firmosur gati 11 kallëzime penale kundra Belinda Ballukut, madje dy janë që janë të vitit 2022 dhe prandaj them që do keni surpriza shumë shpejt të mira në raport me këto, të mira jo në aspektin personal, ne s’kemi personale asgjë me askënd, po them janë punë të mira që janë bërë për interesin publik dhe nëse SPAK-u do të tregojë në ditët në vijim që e ka seriozisht, SPAK-u duhet të kontrollojë ku janë sot paratë e taksapaguesve të qytetarëve shqiptarë.
Ku kanë shkuar miliarda dhe unë e kam thënë po në një studio të Syri TV, që vetëm abuzimet e Belinda Ballukut janë 10 miliardë euro dhe në fakt edhe, edhe paneli qeshi për momentin, por shumë shpejt ju do bëheni me dije që mund të jenë edhe mbi 10 miliardë euro, sepse nisur nga fakti që vetë ministria që drejtonte zonja Balluku kishte 60, më duket 64 deri në 65% të gjithë buxhetit ëh të qeverisë shqiptare. Kështu që në këtë këndvështrim, përveç se abuzimet janë në kufijtë e e çmendurisë, janë marramendëse dhe të pabesueshme, po nga ana tjetër, ne si publik shqiptar duam rikthimin e parave. Ne duam që çdo abuzim, çdo vjedhje, çdo korrupsion të kthehet në buxhetin e shtetit. Vetëm kështu ne do themi që po, SPAK-u bëri drejtësi, SPAK-u riktheu interesat publike në vend.
Ndryshe, nëse ne do ta dënojmë Belinda Ballukun siç, prandaj dhe jo më kot ato kanë, e kanë klasifikuar veprën penale në pabarazinë e tenderave, që shkon zero deri në një, pra deri në tre vjet thotë ligji dënimin. Ndërkohë që po ta akuzosh për korrupsion dhe po të kesh disa vepra korrupsioni, atëherë ne shkojmë në një dënim shumë më të lartë dhe kjo nuk është fakti, do thashë dhe njëherë, i i dënimit si ndëshkim, por duhet të nxjerrësh fajësinë që ndaj këtyre personave, të gjithë pa përjashtim, duhet të fillohet dhe duhet të zbatohet ajo në fakt që e ka kodi penal, që është përgjegjësia personale dhe këta duhet të paguajnë për dëmet që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar.