Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Bilbilit dhe Kaloshit, lënë në fuqi burgimin e përjetshëm

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Bilbilit dhe Kaloshit, lënë në fuqi burgimin e përjetshëm

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit duke lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për masakrën e 2017 në Lushnje.  Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati i të dënuarve Detar Hysi.  “Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin shkaqet e rekursit të parashtruara nga ana jonë duke i dhënë këtij procesi nuanca privatizimi. Gjykata e Lartë ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe sigurinë e pronës”, tha avokati.  Bilbili dhe Kaloshi dhe Laert Haxhiu që njihet si kreu i grupit akuzohen si autor të masakrës së 2017 në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ndërkohë për këtë ngjarje është dënuar përjetë edhe Laert Haxhiu në dy shkallë të...