“Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”/ Rama: Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm

“Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”/ Rama: Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij hapës në samitin “Growth Plan, Our Pathway to EU”, ku theksoi se plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht një itinerar drejt Brukselit, por një udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut evropian, të cilit, siç tha ai, qytetarët e rajonit i përkasin historikisht.  Rama u ndal te dështimet e së kaluarës për bashkëpunim rajonal, duke theksuar se rajoni ka humbur shumë mundësi teksa ka mbetur peng i konflikteve të vjetra:“Më mirë vonë se kurrë, mund të thotë dikush, pas gjithë atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit u nisën dhe ne mbetëm në platformë. Duhet të shkojmë drejt të ardhmes, jo të mbetemi te mosmarrëveshjet e së kaluarës.”  Ai theksoi se Evropa është ndërtuar përmes veprimit dhe jo pritjes,...