Përkeqësimi i motit/ Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

Përkeqësimi i motit/ Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ditët e fundit ka bërë që lumi Osum të dalë nga shtrati në orët e para të mëngjesit. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, pedonalja e Beratit është nën ‘pushtetin’ e ujit. Niveli i ujit ka arritur në 20 cm, teksa rrezikohen bizneset aty pranë. Forcat zjarrfikëse po punojnë për heqjen e ujit.