Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun.
Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela, ndalohet të dalë nga vendi.
Por kush e donte kokën e Belinda Ballukut?
Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në studio përmendi emrin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropalit, si një prej personave që dëshironte “kokën” e Ballukut.
Ndërsa gazetari Reldar Dedaj renditi socialistët që kanë konkurrencë me njëri-tjetrin sa i përket karrierës së tyre politike, mafia e inceneratorëve, opozita, aksionerët në Aeroportin e Vlorës si dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kush e donte kokën e Belinda Ballukut?
Kalaja: Nga Elisa Spiropali e vazhdojmë…
Dedaj: Ke mafien e inceneratorëve dhe të gjithë deputetët e Partisë Socialiste. Ata janë të lidhur aty, janë të lidhur drejtpërdrejtë dhe jo drejtpërdrejtë me mafien e inceneratorëve. Ke konkurrencën brenda Partisë Socialiste, për shkak të karrierës së munguar, që janë shumë. Këtë agjendë e shtyn dhe opozita për interesin e vet, me të drejtë. Shumë mirë bën që e bën, madje e ka detyrë. Por jo mënyra se si sillen disa deputetë të opozitës. Por edhe i gjithë konflikti i aksionerëve në Aeroportin e Vlorës. Ata tentojnë për ta delegjitimuar figurën e Ballukut, sepse mund të riintegrojnë edhe një herë marrëveshjen koncesionare për t’u futur prapë në lojë. Siç shihet, ka kontradikta të jashtëzakonshme, jo kredia, jo falsifikimi i dokumenteve. Ata kanë interes shumë të madh për të rrëzuar figurën. Dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha, është Edi Rama, njeriu i cili kur e sheh që pushteti i tij… kërkon të viktimizojë për të shpërqendruar vëmendjen.
Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Ballukun për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro. Balluku, sipas SPAK, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur..
Sipas njoftimit të SPAK këtë të enjte, Belinda Balluku akuzohet edhe për shkelje me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro.
GODITJA E MADHE/ Kush e donte kokën e Belinda Ballukut? Avokatja dhe gazetari tregojnë emrat
