Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Plaga e Vjetër/ Malaj kundër Ramës: Korrupsioni lulëzon kur deputetët i shërbejnë verbërisht liderit
Ish-ministri i Financave dhe një nga figurat e shquara të Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, duke e konsideruar ngjarjen si një “mësim të rëndë” nga historia e politikës. “Në një vend ku deputetët i shërbejnë verbërisht liderit, korrupsioni jo vetëm që lind, por lulëzon,” shkruan Malaj, duke cituar një thënie të njohur. Ish-ministri kujton iniciativën e tij dhe disa ish-deputetëve socialistë për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe (LMN) brenda PS-së: “Kur ne paralajmëronim se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, u penalizuam në karrierën politike dhe profesionale. Kur ishim thellësisht të zhgënjyer nga mënyra si përfaqësuesit e PS-së në parlament dhe qeveri po vetë-konvertoheshin në të bindur të verbër, sulmet e...