Durrës/ “Çmontohet” rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar (VIDEO)

Durrës/ “Çmontohet” rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar (VIDEO)

Policia e Durrësit ka shkatërruar një grup që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave në këtë qytet. Në kuadër të operacionit të koduar “CLEANING 3”, u vunë  në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi. “Gjatë operacionit, shërbimet policore të Durrësit kanë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masë sigurie ”Arrest në burg”, për 12 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, konkretisht: F. A., 30 vjeç (i dyshuar si organizator). Në ngarkim të tij janë vendosur gjithashtu veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi...