Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Serveri i 21 janarit, i rikuperuar”, gazetari: Kjo është bërë nga ekspertët amerikanë
Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, deklaroi se serveri i kamerave të Kryeministrisë, i cili përmban pamjet e 21 janarit 2011, është rikuperuar pothuajse tërësisht nga SPAK, me ndihmën e specialistëve amerikanë. Sipas Mahmutajt, rikuperimi i këtij serveri mund të përbëjë provë kyçe në hetimin e ngjarjes ku mbetën të vrarë katër protestues. Ai tha se materiali i rikuperuar përfshin pamje dhe audio nga të gjitha kamerat e Kryeministrisë gjatë ditës së ngjarjes. Duke komentuar pritshmëritë nga procesi gjyqësor, gazetari shprehu bindjen e tij se Sali Berisha do të përballet me drejtësinë për rolin e tij të pretenduar në ngjarje. “Serveri është rikuperuar pothuajse i gjithi. Nga ekspertët që janë thirrur nga SPAK. Amerikanët kam përshtypjen se e kanë rikuperuar serverin....