Dyrnjaja bën “nul” vendimin e GJKKO për Ballukun: Sipas Komisionit të Venecias pezullimi bëhet vetëm kur ka vendim të formës së prerë

Analisti Denis Dyrnjaja, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme ndaj zv/kryeministres Balluku për ta pezulluar nga detyra dhe për t’i penguar lëvizje jashtë vendit, u shpreh se Komisioni i Venecias thotë se pezullimi nga gjykata bëhet vetëm kur ka vendim të formës së prerë për organet e ekzekutivit, ku përfshihen ministrat, kryeministri dhe zëvendëskryeministri.
“Komisioni i Venecias, që nuk e di as zonja Balluku, as këshilltarët e vet, as juristët e vet, as avokatët, ka dhënë një orientim, një orientim që është i zbatueshëm në të gjithë vendet e Bashkimit Europian, ku përfshihemi edhe ne nga pikëpamja legjislative.
Që ndërhyhet nga gjykata vetëm kur ka vendim të formës së prerë në organet e ekzekutivit, ku përfshihen ministrat, kryeministri, zëvendës kryeministri. Kur ka vendim të formës së prerë. Pra, pezullimi duhet të bëhej në këtë.
Gjykata vendos me formë të prerë fajësinë e personit dhe atëherë merret përsipër të ketë masa të karakterit bllokues, izolues, penalizues etj, shkarkim e çfarë pasojnë.
Komisioni i Venecias ka shqyrtuar rastet, jo Shqipërinë, jo Ballukun, por të tjera dhe ka dalë me një konkluzion ku nuk mund të ndërhyjë organet e sistemit gjyqësor në organet ekzekutive pa patur një vendim të formës së prerë.
Që personin praktikisht e dënon për x vepër penale në rastin konkret, mbas pesë vjetësh. Komisioni i Venecias sugjeron dhe rekomandon që nuk mund të ndërhyhet në ekzekutiv”- tha Dyrnjaja.