Biseda
Zogaj: Ka bërë shumë që ta kastronte SPAK-un. Por ai nuk ka se çfarë t’i bëjë SPAK-ut. Dora që nuk kafshohet, puthet.
Bushati: Në fasadë Rama ka mbajtur qëndrim korrekt. Deri sot, pavarësisht, nuk është bërë Rama pengesë për SPAK-un. Lëvizjet e SPAK i ka shkuar në favor. Balluku po i krijon një thyerje dhe do të duket si do të shkojë. Unë ata të SPAK-ut i di fare pa dinjitet, nëse vjen një gringo dhe ti shërbejnë. Këta drejtësi nuk bëjnë.
Dyrnjaja: Ata janë prokurorë që kanë totalisht pavarësi. Ata janë komanduar këto që na befasojnë. Rama derisa e ka prodhuar me programin politik nuk e di nëse i ka parashikuar këto pasoja. Nëse SPAK ka një sukses është se ka nxjerrë jashtë loje gjykatën, dhe ky është një problem. Gjykata mban standardin. Kemi çuar SPAK në kulm dhe gjykata vendos ajo që vendos standarin e lojës. Gjykata është në nënshtrim psikologjik ndaj SPAK-ut, se ka gjyqtar jo të pastër dhe janë të shantazhueshëm.
Soko: Rama tha se mandati i katërt do të jenë mandati i standadeve në drejtësi dhe e ka bërë target.
Zogaj: Nuk e ndalon dot Rama SPAK-un, do të mbyllet kur të mbarojë punë.
Bushati: Unë mendoj se Rama sa më shpejt të ikë nga drejtimi i vendit, aq më mirë i bën Shqipërisë, por i njoh një meritë, ai di ta lexojë edhe fushën politike edhe çfarë ka ndodhur përreth. Në vendet e tjera, në Rumani, në Kroaci, në Kosovë me Gjykatën Speciale, kush ka dashur t’i kundërvihej ndërkombëtarëve e ka paguar në lëkurën e vet. Dhe gabimi më i madh që do të bënte Rama ishte të hapte luftë frontale me SPAK-un. Dhe prandaj Rama nuk e bën këtë.
Bushati: Gabimi më i madh që do të bënte Rama, të hapte luftë frontale me SPAK-un
