Muzika e kompozitorëve Mozart dhe Beethoven vjen këtë mbrëmje, me një koncert në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Mozart dhe Beethoven”, një mbrëmje ku bashkohen dy gjeni që ndryshuan përgjithmonë historinë e muzikës. Në këtë nëntor që vazhdon të na mbushë me emocione, Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit sjell një udhëtim muzikor, që nis me dritën hyjnore të Mozartit dhe përfundon në horizontet e qeta të botës pastorale të Beethoven-it. “Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena jonë shndërrohet në një hapësirë ku dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha muzikore bashkohen për të krijuar një mbrëmje të magjishme që ndihet në çdo notë të saj”, thuhet për këtë koncert instrumental-simfonik nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB).
Koncerti që do të zhvillohet këtë mbrëmje është në vijim të kalendarit artistik këtë nëntor në këtë teatër, që dhe më parë janë zhvilluar të tjerë koncerte që kanë sjellë krijimtarinë e kompozitorëve të njohur. Ludvig van Beethoven (17 dhjetor 1770 – 26 mars 1827) ishte një kompozitor dhe pianist gjerman. Një nga figurat më të nderuara në historinë e muzikës perëndimore, veprat e tij renditen ndër më të interpretuarat e repertorit të muzikës klasike dhe përfshijnë kalimin nga periudha klasike në epokën romantike. Wolfgang Amadeus Mozart ( 27 janar 1756 -5 dhjetor 1791), ishte një kompozitor i shquar dhe me ndikim gjatë epokës moderne. Disa nga veprat e tij janë opera “La Finta Giardiniera”, “Martesa e Figaros”, “Don Zhuani”, “Flauti magjik”, si dhe sonata të ndryshme për violinë, për piano, kuintete, pastaj simfoni të ndryshme, sonata, si dhe muzikë kishtare.
“Mozart dhe Beethoven”, një mbrëmje ku bashkohen dy gjeni që ndryshuan përgjithmonë historinë e muzikës
