Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka, ka reaguar dje në rrjetet sociale pas seancës maratonë të një dite më parë, e cila zgjati mbi 16 orë dhe kishte si qëllim diskutimin dhe miratimin në parim të buxhetit të vitit 2026. Zaka e cilëson projektbuxhetin e ri si “më të mirin që ka pasur Shqipëria ndonjëherë”, duke theksuar se ai vendos qytetarin në qendër me politika që synojnë më shumë mirëqenie dhe dinjitet. “Një seancë maratonë ajo e djeshmja, për të diskutuar e miratuar në parim buxhetin e vitit 2026; më i miri që ka pas Shqipëria; një buxhet që si kurrë më parë vë në qendër qytetarin,” shkruan deputetja. Ajo shton se ky rezultat është pasqyrë e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe e angazhimit të Partisë Socialiste: “Sepse ky është Edi Rama, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë; këta jemi ne… themi atë që bëjmë dhe bëjmë gjithmonë atë që themi.” Reagimi i Zakës vjen në një moment kur diskutimet për buxhetin e ri kanë ndezur debatet politike, ndërsa mazhoranca e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së mirëqenies sociale.
Deputetja Zaka reagon për buxhetin 2026: Garanton dinjitet dhe mirëqenie për çdo qytetar
