Sqarohet zbatimi i TVSH-së/ Kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave

Sqarohet zbatimi i TVSH-së/ Kompensimi 10% për fermerët do llogaritet mbi vlerën e autofaturave

Pas konfuzionit të krijuar te fermerët dhe përpunuesit, për mënyrën e zbatimit të skemës së kompensimit të TVSH-së e parashikuar me paketën fiskale, Monitor sqaroi me institucionet fiskale mënyrën se si prej tyre parashikohet zbatimi në praktikë i skemës dhe mbi vlerën e cilave faturave do të llogaritet kompensimi. Sipas tyre p.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro. Pra kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga...