Blushi: Buxheti 2026 antisocial, thellon varfërinë

Blushi: Buxheti 2026 antisocial, thellon varfërinë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, deklaroi në Kuvend se buxheti 2026 thellon varfërinë dhe pabarazinë sociale. Ndërsa deklaroi votën kundër të Partisë së Lirisë për projektbuxhetin 2026, Blushi tha se “ky buxhet nuk ka dritë në fund të tunelit në raport me interesin publik”. “Nuk është buxheti i mirëqenies dhe as i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Është buxheti më antisocial që u jep gjithçka atyre që kanë më tepër dhe zhyt shqiptarët në kufijtë e mbijetesës”, tha Blushi. Ky buxhet, sipas tij, “nuk garanton rritje reale të ndjeshme dhe të prekshme të pensioneve dhe nuk jep zgjidhje për fermerët dhe minatorët”. “Një buxhet që godet me më shumë agresivitet më të dobtit dhe...