Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Siguria kibernetike, KLSH: Sistemi e-Taxation shfaq ende dobësi
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se sitemi e-Taxation i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve shfaq ende mangësi në disa aspekte duke e bërë atë të ekspozuar ndaj risqeve të mundshme kibernetike. Në një auditim të dedikuar audituesit nënvizojnë se megjithëse janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit të sigurisë kibernetike në Shqipëri, auditimi vuri në dukje nevojën e menjëhershme për forcimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor e rregullator, në veçanti përsa i përket zbatimit të masave të sigurisë në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit. “Mospërputhjet ligjore, mungesa e trajnimeve dhe e dokumentacionit për përdoruesit fundorë, si dhe boshllëqet në burimet njerëzore të specializuara, si në Drejtorinë e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike ashtu edhe në sektorin e Sigurisë së të Dhënave, rrisin...