Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
UT vlerëson me Medalje Ari dhe Argjendi dy drejtues të Policisë së Shtetit
Universiteti i Tiranës ka nderuar me Medalje Ari dhe Medalje Argjendi dy oficerë të Policisë së Shtetit, Drejtuesin Altin Mena dhe Kryekomisarin Oliger Torba, të cilët kanë përfunduar me rezultate të larta programin “Master Ekzekutiv në Kriminalogji”. Ceremonia u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtuesit Madhor Ilir Proda, dhe Rektorit të UT-së, Artan Hoxha.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Gjatë fjalës së tij, Proda vlerësoi arritjen akademike të dy punonjësve dhe theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale përmes shkollimit dhe trajnimeve. Ai bëri me dije se këtë vit, në Akademinë e Sigurisë, është hapur për herë të parë Masteri Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, ndërsa janë rritur edhe kuotat për maturantë...