Çarjet në argjinaturën e Bistricës përmbytin Çukën, katër barinj të izoluar – dëme të mëdha në banesa dhe tokat bujqësore

Screenshot

Situata paraqitet kritike në fshatin Çukë, ku argjinatura e lumit Bistrica është çarë si pasojë e prurjeve të larta, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në zonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Sipas informacioneve paraprake, katër barinj janë izoluar në një stallë me dele. Shërbimet e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për t’i shpëtuar në mënyrë të sigurt, megjithëse terreni i vështirë dhe vërshimi i ujit e pengojnë ndërhyrjen. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Përmbytjet kanë përfshirë qindra hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha në parcelat e mbjella dhe në infrastrukturën vendore. Po ashtu, pesë banesa në fshatin Çukë janë përmbytur, me dëme të konsiderueshme materiale. Banorët janë evakuuar ose po asistohen nga autoritetet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”