Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Reagim i fortë nga Sara Gjordeni: Mos më uroni për shtatzëni që s’ekziston
Sara Gjordeni ka reaguar me tone të forta mbrëmjen e sotme pas komenteve të shumta që i urojnë shtatzëni dhe “bebin numër 2”. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke e bërë të qartë se lajmet nuk kanë asnjë bazë. “NUK jam shtatzënë, e as kam deklaruar diku se jam në pritje të ëmbël,” shkruan Sara, e cila duket se është lodhur nga komentet që, sipas saj, po krijojnë presion të panevojshëm dhe po ushqejnë thashetheme të pabazuara. Ajo shprehet se nuk kupton arsyen pse njerëzit nxitojnë të bëjnë komente të tilla, duke lënë të nënkuptohet se komentet mbi shtatzëninë lidhen me vërejtje mbi peshën e saj aktuale. “Nëse është një mënyrë për të evidentuar me ligësi...