Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rrezik në rrugën Kardhiq-Delvinë, rrëshqitje dherash e gurësh. Shmangni lëvizjen! (VIDEO)
Aktualisht kalimi në aksin Delvinë – Kardhiq, pranë tunelit të Skërficës, paraqet rrezik ekstrem. Rruga është mbuluar nga gurë dhe dhera si pasojë e reshjeve intensive dhe përmbytjeve të orëve të fundit. Prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar rrëshqitje masive, duke e bërë qarkullimin pothuajse të pamundur dhe shumë të rrezikshëm.