Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
E rëndë në Angli/ Shqiptarin e shtyp kamioni teksa po flinte në një kosh mbeturinash
Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur tragjikisht jetën pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash në Northampton të Anglisë. The Sun raporton se 30-vjeçari po flinte brenda një koshi plehrash. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 tetor në Rrugën Wellington, ku fqinjët raportuan se u zgjuan nga britma të forta në orët e para të mëngjesit. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e transportuan me urgjencë Sajmirin drejt Spitalit të Coventry-t. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 6 nëntor. Miqtë e tij, të tronditur nga humbja, treguan se Sajmiri kishte kërkuar më herët strehë tek persona të ndryshëm, por pasi nuk gjeti një vend ku të qëndronte,...