Arjan Konomi rrëfen prapaskenat e largimit nga Top Channel: Më kërkuan të hiqja komentin

Mbremjen e sotme, opinionisti dhe personazhi i njohur i medias, Arjan Konomi ka zbuluar për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Top Channel, duke treguar se gjithçka nisi pas një komenti që ai kishte bërë në lidhje me opinionistët e Big Brother.
Sipas tij, drejtuesit e televizionit e kontaktuan menjëherë dhe i kërkuan të fshinte postimin, por ai nuk ka pranuar.
“Unë u largova nga Top Channel për një koment që bera në lidhje me opinionistët e Big Brother. Më morën drejtuesit e Top Channel dhe më thanë: hiqe komentin. Unë u thashë: e kam postuar dhe nuk e heq, dhe unë nuk e hoqa. Më dhanë një pezullim, më thanë: nëse nuk e heq do largohesh ti. Okay, u thashë, do largohem unë, por postimin nuk e heq… dhe postimin nuk e hoqa,” – rrëfeu ai ne emisionin e Arbana Osmanit, ‘Mirembrema Yje’.
Konomi shtoi se për të, transparenca dhe liria për të shprehur mendimin e tij kanë qenë më të rëndësishme se sa të ruante pozicionin në televizion. Kjo deklarate ka ngritur shumë reagime online, sidomos mes fansave të Big Brother dhe emisioneve te tjera ku ai ka marre pjese, të cilët prej kohësh kishin vënë re mungesën e tij në ekran.