“Rama ta çojë në Kushtetuese”, Manjani: Balluku e zgjedhur, ja neni që e tregon

Juristi Ylli Manjani, i ftuar sot në Euronews Albania në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar vendimin e GJKKO-s për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku. Sipas Manjanit, neni i Kushtetutës është i qartë për personat e zgjedhur; edhe Balluku, sipas tij, është e zgjedhur, dhe ky vendim përbën një ndërhyrje në punën e një pushteti tjetër.
“Tani doni ligjin? Belinda Balluku është person apo funksion? Belinda Balluku është person i zgjedhur, ka marrë votat e popullit. Çdo anëtar i qeverisë, sipas Kushtetutës së vendit, është në statusin e deputetit. Imuniteti që i është dhënë qeverisë, i është dhënë pushtetit për t’u mbrojtur nga një pushtet tjetër. Ligjet nuk duhen parë të shkëputura. Kemi ndërhyrje të gjyqësorit te qeveria. Është pezulluar si person i zgjedhur, sipas nenit të Kushtetutës,” u shpreh juristi.
Më tej Manjani thotë se Kryeministri duhet ta dërgojë në Kushtetuese, vendimin.