Juristët Adriana Kalaja dhe Kreshnik Myftari e cilësojnë masën e dhënë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku nga GJKKO si të tepruar.
Të ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, Kalaja dhe Myftari theksuan se në kushtet aktuale që të ketë një masë më të rënduar ndaj zonjës Balluku duhet që rrethanat e sigurimit të rëndohen.
Për avokaten Kalaja e gjitha kjo mbetet lojë e Ramës, pasi ai nuk ka dashur që situata të shkojë në Kuvend pasi do ta vinte në pozicion më të vështirë.
Pjesë nga biseda:
Myftari: Që të vendoset një masë sigurimi më e rëndë duhet të rëndohen rrethanat e masës së sigurimit. Për aq kohë sa rrethanat e sigurimit nuk do të rëndohen ajo do të jetë në ato rrethana mjaft komode.
Kalaja: Për arrestimin në shtëpi duhet autorizimi.
Myftari: Por duhet rënduar masat.
Kalaja: Prandaj e shoh si lojë të Edi Ramës, pasi ai nuk ka dashur që SPAK të shkojë në Kuvend me autorizim. Sepse aty do vihej në pozicion të vështirë e gjithë mazhoranca.
Juristi: GJKKO nxitoi me masën ndaj Ballukut; Kalaja: Lojë e Ramës që SPAK mos të…
