Atentati në Rinas/ Lala: Dyshohet implikimi i zyrtarëve të policisë

Atentati në Rinas/ Lala: Dyshohet implikimi i zyrtarëve të policisë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me atentatin në Rinas ku të vrarë mbetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. E ftuar në një studio televizive, gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se dyshohet se në ngjarjen e Rinasit janë të implikuar edhe zyrtarë të policisë në rolin e informatorit . Po ashtu sipas gazetares ka dyshime se pas daljes nga burgu Gilmando Dani mund të jetë përfshirë në gjobëvënien por ende nuk është provuar. “Ka patur vetëm kontrolle të disa personave që janë kontrolle rutinë në zonën e Niklës. Kontrollet janë bërë në banesat e Durim dhe Valter Bamit, Xhuljan dhe Lefter Kullajt, Ervin Kodrës , Gentjan Koçit etj. Gjatë kontrollit të Valter Bamit dhe Koçit nuk është gjetur në...