Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kush e kërkoi “kokën” e Belinda Ballukut? Avokatja Kalaja dhe gazetari zbulojnë emrat
Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun. Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela, ndalohet të dalë nga vendi. Por kush e donte kokën e Belinda Ballukut? Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në një studio televizive, përmendi emrin të ministres së Jashtme, Elisa Spiropalit, si një prej personave që dëshironte “kokën” e Ballukut. Ndërsa gazetari Reldar Dedaj tha se ka shumë socialistë që kanë konkurrencë me njëri-tjetrin sa i përket karrierës së tyre politike. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kush e donte kokën e Belinda Ballukut? Kalaja: Nga Elisa Spiropali e vazhdojmë… Dedaj: Të gjithë ata që janë të lidhur me krimin. Pastaj kemi konkurrencën brenda socialistëve, për shkak të karrierës...