“Safari i Sarajevës”, akuza Vuçiçit që iu bashkua vrasjeve me snajper

“Safari i Sarajevës”, akuza Vuçiçit që iu bashkua vrasjeve me snajper

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është akuzuar për përfshirje në “safarin njerëzor” gjatë Luftës në Bosnje, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha për të qëlluar civilë në Sarajevë. Sipas gazetarit kroat investigativ, Domagoj Margetic, Vuçiç ishte i pranishëm në një prej pozicioneve ushtarake mbi qytet nga ku të huajt paguan për të qëlluar banorët gjatë rrethimit të Sarajevës nga 1992 deri në 1996. Sipas asaj që shkruan The Telegraph, ai ka dorëzuar një kallëzim pranë prokurorëve italianë, duke përfshirë dëshmi video dhe fotografike që, sipas tij, tregojnë presidentin serb në aktivitete të tilla. Margetic pretendon se Vuçiç ishte pjesë e një njësie paramilitare nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe dhe se një pozicion snajperi u vendoste mbi varrezat hebraike të...