‘SPAK duhej të kishte dhënë masën e sigurisë që momentin e parë’, Muçi: E hapur mundësia e dëmtimit të provave

Ish-gjyqtari i Kushtetueses Besnik Muçi komentoi mbrëmjen e sotme, pezullimin e Belinda Balluku nga postet qeveritare, si ajo zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Muçi thekson se SPAK duhej të kishte marrë një masë sigurimi ndaj Ballukut që në momentin kur u mor e pandehur, pasi përbënte rrezik potencial në prishjen e provave për shkak të pozicionit në qeveri.
Besnik Muçi: Është zgjedhje e prokurorisë. Në një analizë, procesimi penal ka një logjikë ligjore dhe faktike. Materiale. Çfarë ndodh kur ka prova të mjaftueshme për të dhënë masën e sigurisë. Marrja e pandehur jemi në kushtet e provave të mjaftueshme. Masa e sigurisë ka një vërtetueshmëri më të ulët se sa akuza. Në logjikë duhej të caktonte masë sigurie. Diskutimi ka qenë a mundet SPAK të marrë masë sigurimi ndaj një anëtari qeverie.
Gjykata mund të marrë masë sigurie ndaj çdo zyrtari në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të deputetëve. Nëse ndodhen në kushtet e caktimit të masës së sigurimit, gjykata duhet të marrë. Pse nuk u mor masa? Kemi qenë në kushtet e masës së sigurimit në aspektin ligjor. Prokuroria duhej të kishte vlerësuar që në momentin e parë marrjen e masës së sigurisë. Se mund të vazhdonte vepra penale e lidhur me funksionon publik, mundësia e dëmtimit të provave ishte shumë e madhe. Zonja Balluku kemi diskutuar që duhet të japë dorëheqjen, se ishte provë edhe për kryeministrin pse nuk e shkarkoi.