Skandali Balluku/ “Pushton” mediat greke

Skandali Balluku/ “Pushton” mediat greke

Pezullimi i zv.kryeministres Belinda Balluku nga detyra dhe bllokimi i pasaportës së saj me vendim të GJKKO ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. GJKKO vendosi  sot dy masa ndaj Ballukut; pezullimin e saj nga detyra dhe sekuestrimin e pasaportës, duke i ndaluar daljen nga territori i Shqipërisë, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Lidhur me rastin e Ballukut kanë raportuar edhe mediat greke. Protothema.gr ka publikuar një artikull me titullin “Gjykata shqiptare shkarkon zëvendëskryeministrin për akuza për korrupsion”. Një gjykatë në Shqipëri pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku të enjten, pasi ajo u padit nga prokurorët për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për të ndërtuar një tunel të financuar nga qeveria, tha gjykata në një deklaratë. Nuk...