Vendimi i GJKKO për Ballukun/ Analiza e gazetarit Poli Hoxha: Ja kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit

Vendimi i GJKKO për Ballukun/ Analiza e gazetarit Poli Hoxha: Ja kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit

Vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra ka sjellë reagime të forta. Në një studio televizive, gazetari Poli Hoxha analizoi çështjen duke theksuar se, pavarësisht zhurmës politike, vendimi gjyqësor është plotësisht i bazuar në ligj. Hoxha u shpreh se opozita prej kohësh ka kërkuar dorëheqjen e Ballukut, por kurrë nuk ka kërkuar që gjykata të pezullonte një ministër. Sipas tij, situata është shfrytëzuar politikisht, ndërsa mazhoranca kërkon ta paraqesë vendimin si “puç kushtetues”, për të krijuar idenë se SPAK dhe GJKKO po synojnë qeverinë. Gazetari theksoi se ministrat dhe zëvendëskryeministrat nuk kanë imunitet, ndaj GJKKO ka të drejtë t’i vendosë masa sigurie pa kërkuar leje nga Kuvendi. Leje parlamentare kërkohet vetëm për masa si arresti me burg, arresti në shtëpi dhe kontrolli...