Vjosa në pikën kritike/ Rritet niveli i ujit në Urën e Mifolit

Vjosa në pikën kritike/ Rritet niveli i ujit në Urën e Mifolit

Ashtu siç u parashikua, prurjet në Vjosë nga reshjet intensive u shtuan duke përmbytur toka bujqësore. Qindra hektarë tokë bujqësore në Çerven dhe Kashisht janë nën ujë teksa Vjosa arriti pikun këtë të enjte, në 7.1 metra mbi nivelin e detit. 30 efektivë të Forcave të Armatosura me pompa thithëse dhe varka u pozicionuan në afërsi të Çervenit për të ndërhyrë në rast përkeqësimi të situatës.. Kreu i emergjencave civile Haki Cako teksa monitoroi urën e Mifolit tha se janë evakuuar disa familje pranë shtratit të lumit. Ndërkohë vërshimi i ujit në kanalin kryesor kullues çau argjinaturën në Tale duke rrezikuar banorët e shtatë fshatrave. Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë është dëmtuar dhe segmenti rrugor Rrëshen–Bukmirë në Bashkinë e Mirditës. Shembjet në...