Rrëzimi i Ballukut në këtë mënyrë ishte rruga që i shkaktonte më pak siklete Edi Ramës

Gazetari Klodian Tomorri komentoi pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas vendimit të SPAK-ut. Sipas Tomorrit, mënyra se si u zgjodh procedura për pezullimin shmangu një situatë të sikletshme politike për kryeministrin Edi Rama.Tomorri u shpreh se nëse SPAK do të kishte ndjekur “rrugën klasike”, duke e çuar çështjen në parlament për heqjen e imunitetit, Rama do të përballej me dy zgjedhje të vështira: “Ose të hiqte mandatin e zëvendëses së tij, ose ta mbronte, duke hedhur në kosh të gjithë propagandën e reformës në drejtësi,” tha ai. Sipas gazetarit, varianti i ndjekur ,pezullimi i menjëhershëm nga detyra nga SPAK, ishte skenari që i krijonte më pak dëme politike kryeministrit.“Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme apo rastësi, por dyshoj, prandaj ekzistoj, tha Tomorri, duke shtuar se do të kishte qenë “shumë kurioz” të shihte se çfarë do të ndodhte nëse çështja do t’i shkonte parlamentit. Ai theksoi se një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit do ta vendoste mazhorancën para një prove të vështirë politike, pikërisht për shkak të natyrës së çështjes dhe lidhjes së ngushtë të Ballukut me kryeministrin.Tomorri: Nëse ata do të zgjidhnin rrugën klasike dhe do të shkonin në parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit. Pse? Sepse aty do të shikoni që Edi Rama do të vendosej para dy, zjarreve, para dy zgjidhjeve me, me shumë siklet. Ose të lëshonte dhe të hiqte mandatin e zëvëndësese së tij, ose ta mbante dhe të hidhte në kosh të gjithë, propagandën e reformës në drejtësi. E pra dashur pa dashur, unë nuk e di tani, kjo ka qenë e qëllimtë apo e rastësishme. Por, dyshoj prandaj ekzistoj, thotë ajo shprehja e famshme. Ky ishte varianti që i shkaktonte më pak deme kryeministrit. Pra, rrëzimi i Belinda Ballukut në këtë mënyrë ishte varianti dhe rruga që Edi Ramës i krijonte më pak siklete. Sepse unë thashë dyshoj prandaj ekzistoj. Sepse do të isha shumë kurioz… si do të sillej për ndryshe… do të isha shumë kurioz që të shikoja se çfarë do të ndodhte nëse kërkesa shkonte në parlament për heqjen e imunitetit. Pikërisht për shkak të asaj zgjidhje…