Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Si u ‘vra’ grupi i Belindës/ SPAK gjen provat që lidhin kontratat fallco me shitjen 0 lekë
Nga Elton Qyno Një skemë e mirëfilltë korrupsioni dhe pastrimi parash është realizuar nga një rrjet zyrtarësh dhe biznesmenësh të lidhur me ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, përbën një rast tipik për rekord “Guinnes”. Lexo edhe:Zhupa: Vlera e vetëm një nga aferat e qeveritarëve do zgjidhte varfërinë e 48% të fëmijëve shqiptarë!E gjitha ka ndodhur brenda një guaske që ndërlidhej mes shoqërisë “DAAM” të themeluar në vitin 2017, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Por tashmë SPAK përmes zbulimit të 5 kontratave të blerjeve fiktive dhe mesazhet telefonike, ka zbërthyer të gjithë skemën e vjedhjes, duke sjellë njëherësh dhe “vdekjen” e grupit të Belinda Ballukut në ARRSH dhe ministrinë e infrastrukturës. Tashmë pjesa më e madhe janë të pandehur, disa janë arrestuar,...