Avokati Gjokutaj zbërthen vendimin: Ja pse GJKKO ka vepruar saktë në rastin Balluku

Avokati Gjokutaj zbërthen vendimin: Ja pse GJKKO ka vepruar saktë në rastin Balluku

Avokati Genc Gjokutaj ka analizuar vendimin e GJKKO për ish-Zv/Kryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se masat e marra janë tërësisht në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Sipas tij, pezullimi nga ushtrimi i detyrës publike, i parashikuar në nenin 242, është një masë ndaluese e ligjshme, ndërsa ndalimi i daljes jashtë shtetit sipas nenit 233 përbën masë shtrënguese. Gjokutaj shpjegon se këto masa nuk cenojnë lirinë e Ballukut si deputete, pasi nuk prekin cilësinë e personit të zgjedhur. Ai nënvizon se SPAK nuk ka kërkuar ndonjë procedurë në Kuvend, çka do të ishte e domosdoshme në rast se masat do të prekeshin nga statusi parlamentar. Sipas avokatit, procedura e ndjekur nuk bie ndesh me ligjin procedural penal dhe as me Kushtetutën. Ligji shkon deri tek...