Agron Shehaj e ka një ZGJIDHJE PER KRYEMINISTRIN: Ramën tani e shpëton vetëm arratisja

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri. Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Mundësia deklaroi se Rama po takohet tani me Ballukun në kryeministri, teksa përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Kreu i Mundësia e quan këtë një moment historik dhe teksa nënvizon se pas Ballukut, radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri për aferat korruptive që po heton SPAK, Shehaj thekson se “Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!”
“Tani që po flasim, zv.kryeministrja e pandehur dhe me dy masa sigurie, dhe e pezulluar nga gjykata, është në zyrën e kryeministrit. Po bëjnë plane se si ti shpëtojnë drejtësisë. Por, Nuk kanë nga t’ia mbajnë.
Të dashur qytetarë, ky është një proces i pandalshëm. Më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korrputuarve është para drejtësisë.
Edi Ramës dhe Belinda Ballukut i ka ardhur fundi. Tani ka ardhur momenti që Edi Rama të japë dorëheqjen!
Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!”, u shpreh Shehaj, teksa bëri thirrje se ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara.