Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Në prag të Samitit të BE për Planin e Rritjes/ Spiropali dhe komisionerja Kos shihen në rrugët e Tiranës
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Spiropali dhe Kos u shfaqën në rrugët e Tiranës mes qytetarëve. Gjatë takimit miqësor që zhvilluan në kryeqytet, ministrja Spiropali vlerësoi energjinë, përkushtimin dhe qasjen mbështetëse të Komisioneres Kos ndaj reformave dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ajo theksoi se vizita e Komisioneres në Tiranë, në këtë moment të rëndësishëm politik e strategjik, është një sinjal i qartë i mbështetjes së BE-së për vendin tonë. “Me Martën, nëpër Tiranë. Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkroi Spiropali, në një postim në rrjetet sociale. Nesër Shqipëria do të...