Ded Gjon Luli dhe Sokol Baci së bashku me princ Danillon dhe Janko Vukotiqin në Grudë gjatë vitit 1912?!

Ded Gjon Luli dhe Sokol Baci së bashku me princ Danillon dhe Janko Vukotiqin në Grudë gjatë vitit 1912?!

Damir Dibra Ded Gjon Luli dhe Sokol Baci së bashku me princ Danillon dhe Janko Vukotiqin në Grudë gjatë vitit 1912. Nji fotografi që mbart nji peshë të rëndë historike. Është nji moment që më lë me nji ndjenjë keqardhjeje, sepse tregon atë kapitull të hidhur kur udhëheqës të Malsisë, u gjetën në anën e gabuar të historisë; duke hyrë në bashkëpunim me Malin e Zi në drejtim të Shkodrës. Edhe pse rrethanat e kohës ishin të turbullta dhe të mbushura me presion, kjo pamje na kujton se jo çdo aleancë ka qenë krenari dhe se Malsia ka paguar shpesh çmimin e gabimeve të bëra nën trysninë e kohës. Është nji kujtim që prek, nji histori që rëndon dhe nji mësim që duhet mbajtur mend.