Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Reshjet intensive vënë në rrezik argjinaturën e lumit Drojë
Strukturat e ujitje-kullimit në qarkun Durrës po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të orëve të fundit, të cilat kanë sjellë vështirësi në argjinaturën e lumit Drojë, në Bashkinë Krujë.Nënprefekti i qarkut Durrës, Xhek Xheka, nënkryetarja e Bashkisë Krujë, Yllka Kukalaj, drejtori i Drejtorisë së Ujitje-Kullimit Durrës, Shpëtim Hidri, si dhe inspektorët e terrenit, kanë kryer inspektime të vazhdueshme në zonë për të vlerësuar situatën dhe për të garantuar ndërhyrjen e duhur.Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka vendosur menjëherë në punë dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për stabilizimin e argjinaturës dhe për mbrojtjen e sipërfaqeve bujqësore përreth.Ekipet mbeten në gatishmëri të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet vendore, deri në rikthimin e plotë të...