Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë të enjten mbështetjen për Ukrainën. Koha nuk pret, ky vend mund të mbetet pa para brenda pak muajsh. Një propozim në tryezë përmban rreziqe. Komisioni Evropian i vlerëson nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme deri në rreth 135 miliardë euro, duke iu referuar parashikimeve paraprake nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ukrainës i duhen shumë para, ndërkohë që buxhetet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së janë të rënduara. Kohët e fundit dukej sikur ishte gjetur zgjidhja: përdorimi i gjerë i aseteve ruse të mbajtura në BE. Por Belgjika deri më tani e ka hedhur poshtë këtë plan. Ofruesi i shërbimeve financiare Euroclear, që menaxhon fondet ruse e ka selinë aty dhe Belgjika ka frikë se do të përballet...