‘77% e fëmijëve dhunohen, 48% në rrezik varfërie’, Zhupa: Realitet alarmant

‘77% e fëmijëve dhunohen, 48% në rrezik varfërie’, Zhupa: Realitet alarmant

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një reagim në rrjetet sociale për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve deklaron se sot është dita kur duhet të flitet për realitetin alarmant të fëmijëve në Shqipëri. Zhupa ka sjellë statistikat e KiE dhe CRCA për dhunën ndaj fëmijëve dhe mohimin e të drejtave të tyre. Zhupa deklaron se 48% e fëmijëve nën 6 vjeç jetojnë në rrezik varfërie, 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë dhe këto janë pasqyrë e realitetit për të cilin duhet veprim urgjent. “Sot, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, të cilët janë gëzimi i çdo familje por që përballen plot problematika në Shqipëri. Nuk flitet mjaftueshëm për ta se ashtu si edhe sot, lajmet e korrupsionit qeveritar dhe titujt për hetimet zënë faqen e...