“Viti më i zi për qeverinë”, Burimi ‘thumbon’ mazhorancën: Balluku është vetëm ‘preja e radhës’, pritet të kemi…

Gazetari Genc Burimi, duke folur nga Franca për një emision televiziv, ka komentuar masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Posaçme ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga funksionet publike dhe i është bllokuar pasaporta.
Burimi u shpreh se nuk është dakord me shumë nga debatet që po zhvillohen në studio, por theksoi se çështja e Ballukut është pjesë e një krize shumë më të madhe politike për mazhorancën.
‘Është vit zie, vit zie dhe i errët për mazhorancën, për qeverinë, për kryeministrin, për Partinë Socialiste, por dhe për ata që i mbështetën. Kjo re e zezë pas Tahirit dhe pas Veliajt, vjen Balluku, pra është një re e zezë. Këtu është gjë e përbashkët.’
Ai shtoi se debati nuk duhet të përqendrohet tek vetë Balluku, por tek kryeministri Rama dhe tek drejtësia.
‘Tani ku s’jam dakord, nuk jam as me Klodin, as me Adrianën dhe Marashin. Dua t’i çoj në dy gjëra. Gjëja e parë që dua ta çoj është që nuk duhet gjykuar Belinda. Harxhuam 45 minuta me Belindën. Duhet gjykuar Rama dhe drejtësia. Nuk jam dakord me Klodin kur thotë që kjo drejtësi fillon butë dhe shkon fort.’
Sipas Burimit, opozita duhet të fokusohet tek përgjegjësitë politike dhe rruga e parave të dyshuara, jo tek diskutime dytësore.
‘Kryesorja për opozitën sot nuk janë për çfarë akuzohet tani ajo. Që i madh apo që është i vjedhur. Dhe këto para që janë vjedhur sot, ku kanë shkuar? Kjo është kryesorja.’
Ai tha se ‘bomba atomike politike’ do të ishte kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut në Parlament, gjë që nuk ka ndodhur.
‘Bomba e vërtetë atomike sot do të ishte kërkesa për heqje imuniteti në parlament. Ndodhi gjë kjo? Ndodhi edhe për Tahirin dhe për Beqen. Pse s’ndodhi për zonjën Balluku? Pra në këtë pamje, zonja Balluku ka një skenar të ngjashëm me mbrojtjen që kjo mazhorancë i bëri Olta Xhaçkës. Heqin diçka të vogël për diçka të madhen.’
Sipas tij, vendimi i SPAK për pezullimin nga detyra i shmang Ramës barrën politike që liderët evropianë ia lanë Zelenskyt kur iu kërkua të largonte ministra të akuzuar për korrupsion.
‘Po mos t’ia lënë këtë barrë në dorë siç ia lanë Zelenskit këtij Ramës, që Rama mos të ishte i keq me zonjën Balluku, kjo drejtësi shkon dhe gërmon tek Kodi i Procedurës Penale… neni 242 që thotë që në Shqipëri me kërkesë të prokurorit mund të kërkohet heqja nga puna e një punonjësi publik. Pezullimi në këtë rast.’
Burimi ironizoi faktin se ky nen ‘u zbulua sot’, duke shtuar se i njëjti standard duhej të ishte përdorur edhe për zyrtarë të tjerë nën hetim.
‘Këtë e zbuluan sot këta këtë gjë dhe të njëjtën gjë… këtë ta zbulonin këta edhe me zotin Ceno Klosi. Ju e kuptoni që Ceno Klosi është në hetim.’