Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ç’po ndodh në ‘BBVK’? Banori kapet nga flokët, ç’masë do merret nga produksioni?
Një moment që fillimisht u duk si lojë ka përshkallëzuar në një situatë të nxehtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një prekje të çastit, Londrimi, nje nga banoret u pa duke kapur Klodianin për flokësh, veprim që menjëherë ndryshoi atmosferën në shtëpi. Klodiani reagoi ashpër, duke u ngritur në këmbë dhe duke e pyetur me ton të tensionuar: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?” Në atë moment, qetësia u zëvendësua nga një ndjesi e fortë përplasjesh mes dy banorëve. Pas incidentit, Klodiani iu drejtua Vëllait të Madh me një koment të qartë shqetësimi: “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët…” Fjalët e tij lanë të kuptohej se kjo nuk ishte situata e vetme ku ai është ndier i cenuar...