Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael Schumacher. Që nga viti 2013, ai nuk është parë më në publik dhe gjendja e tij vazhdon të mbetet një nga sekretet më të ruajtura në botën e sportit. Familja e tij ka mbajtur një privatësi të hekurt, duke ndarë vetëm detaje minimale rreth shëndetit të tij. Më 29 dhjetor 2013, gjatë skijimit në Méribel të Francës, Schumacher goditi kokën në një shkëmb pas humbjes së kontrollit. Edhe pse mbante helmetë, ajo u ça nga goditja e fortë. Ai pësoi dëmtime të rënda në tru dhe u dërgua me helikopter në spital, ku iu nënshtrua dy operacioneve urgjente. Mjekët atëherë e përshkruan gjendjen e tij...