Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prezenca e SPAK në zgjedhje, Spahiu: Shpresa e vetme që votat nuk do manipulohen
Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se monitorimi i zgjedhjeve të 11 majit nga SPAK është i vetmi mekanizëm që mund të garantojë ndershmëri dhe të parandalojë manipulimet. Ai kritikoi mënyrën si po trajtohet numërimi i votave, veçanërisht për diasporën dhe qarqet e mëdha si Tirana dhe Fieri. Sipas tij, megjithëse OSBE propozoi numërim elektronik, ndërhyrja e opozitës çoi në ruajtjen e modelit me komisionerë, përfshirë edhe për votat nga diaspora, duke i lënë procesin në duart e partive tradicionale. Spahiu ngriti shqetësimin se kjo mënyrë mund të përdoret për të devijuar rezultatin dhe për të dëmtuar forcat politike që nuk kanë komisionerë në qendra votimi. “Po nëse ka një hap konkret dhe duhet mbështetur është prezenca e SPAK në KQZ...