Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Moti i keq, çahet argjinatura e Vainit
Për shkak të motit të keq dhe prurjeve të shumta të ujit ka çarje në argjinaturën e lagunës së Vainit ku sasi të mëdha uji po derdhen drejt kanalit kullues. Pamjet me dronë tregojnë dëmtimet dhe përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore. Autoritet thonë se po merren masa ndërsa banorët të alarmuar tregojnë se rrezikohen edhe zona e banuar e Bregut të Matës. Ekipet emergjente ndodhen në terren dhe po hedhin inerte për të frenuar rrjedhjen e ujit.