Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Supremja hedh poshtë kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë të Jugut
Gjykata Supreme e ka refuzuar si “të pathemeltë” kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për urdhërimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të organizojë rivotim për zgjedhjet për kryetar komune në Mitrovicë të Jugut. Supremja tha se “duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik” të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të...