Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit/ SPAK zbardh akuzat ndaj Ballukut
Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka zbardhur akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe 2 vartësve të saj. Në njoftimin zyrtar, SPAK shprehet se ndaj Ballukut është vendosur: “Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga...