Nesër Samiti i BE në Tiranë, kryeministri Rama pret në takim Komisioneren Marta Kos

Nesër Samiti i BE në Tiranë, kryeministri Rama pret në takim Komisioneren Marta Kos

Nesër më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.  Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30.  Ndërkohë, kryeministri Edi Rama rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka pritur në takim Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar me të.  Agjenda  Ora: 09:30 – 12:00  Vendi: Pallati i Brigadave  09:30  – Mirëseardhja/ Doorstep Statements  10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan  Fjalët Hapëse  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS  11:30  – Foto Familjare  11:35 – ...