Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nesër Samiti i BE në Tiranë, kryeministri Rama pret në takim Komisioneren Marta Kos (Ja agjenda)
Nesër më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian. Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka pritur në takim Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar me të. Agjenda Ora: 09:30 – 12:00 Vendi: Pallati i Brigadave 09:30 – Mirëseardhja/ Doorstep Statements 10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan Fjalët Hapëse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS 11:30 – Foto Familjare 11:35 – ...